13,10,2024

Tifozi kosovar i Kombëtares, bën “çmendurinë” e jetës (FOTO)

Must Read

Sigurisht mes dy tezave ekziston një ndryshim i madh, pasi në asnjë cep të botës nuk ka perceptim të njëjtë për këtë kategori, të cilët për skuadrën e tyre të zemrës bëjnë sakrifica ose sipërmarrje nga më të ndryshmet.

Rruga për në “Allianz Arena” gjendet mjaft lehtë gjatë ditëve të ndeshjeve. Linja “blu” e metrosë së Mynihut “ngjyroset” me tifozë të veshur me të kuqe 4-5 orë përpara duelit, ndërsa kur i afrohesh impiantit nis të shikosh hordhitë e tifozëve që i drejtohen stadiumit.

Në ndeshjen me Arsenalin, fati deshi që të akomodoheshim në anësoren veriore të “Allianz Arena”-s. Sapo futesh brenda në atë sektor është i pashmangshëm flamuri shqiptar, cili shoqërohet nga stema e Bajernit dhe fjalët “Bayern” e “Albania”. Nëse u afrohesh edhe më shumë radhëve të para, nuk të duhet shumë kohë për të kuptuar se cilët janë pronarët e tij.

“Edhe pse jetoj larg Mynihut, jam munduar që të mos mungoj kurrë në ndeshjet e Ligës së Kampioneve. Nuk dua që në asnjë takim të tillë flamuri shqiptar të mos inkuadrohet nga kamerat apo të mos shikohet prej spektatorëve që vijnë në këtë arenë të madhe”, tha kreu i grupit të shqiptarëve, Florim Gashi.

“Unë banoj në Bamberg dhe për të ardhur në Mynih më duhet të bëj të paktën 460 kilometra. Jam në Gjermani prej 25 vitesh”, shtoi Florimi nga Prishtina.

Ndërsa pak minuta më pas u prezantua edhe Miklim Jonuzaj, i cili pranon se është bërë tifoz i Bajernit prej ngjyrës së kuqe.
“Kam emigruar në Gjermani rreth 20 vite më parë. Kur isha në Tiranë nuk humbja asnjë ndeshje të Partizanit dhe tani kur mbërrita në Bavari vendosa të bëhesha tifoz i Bajernit”, tregon Miklimi duke qeshur.

“Gjithçka nisi në 2013- ën, prej atij viti Florimi bëri që flamuri ynë të vendosej rregullisht në të gjithë ndeshjet e Bajernit në Ligën e Kampioneve”, sqaroi Isuf Qamili, i cili ka emigruar nga Kumanova.

Vështirësitë

U interesuam të habitur si ia dalin që të vendosin flamurin shqiptar në “Allianz Arena” dhe Florimi tregoi: “Nuk është aspak e lehtë që të vendosësh një flamur të një shteti në këtë stadium, por kam këmbëngulur shumë pranë klubit të Bajernit derisa më lejuan që ta vendos këtë flamur këtu. Kushti i vetëm që na vendosën ishte që në këtë flamur të vendosja edhe stemën e klubit”.

Ëndrra

Plani i grupit shqiptar ishte i qartë për ndeshjen Bajern-Arsenal, deri në minutat e fundit tentuan të afronin Xhakën dhe Mustafin (lojtarë të Arsenalit me origjinë shqiptare), por humbja e thellë e pësuar nga “Topçinjtë” ua prishi planet. “Sa herë që vendos flamurin në stadium mendoj për prindërit e mi, të cilët jetojnë ende në Kosovë. Sa herë që ata shikojnë ndeshjet e Bajernit mendojnë për mua dhe shikoj në këtë gjest një mënyrë për të lidhur familjet e ndara shqiptare”, thotë në fund Florimi.

275452

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img