27,07,2024

Tifozët e Interit turpëruan Icardin, shpërthen Wanda (VIDEO)

Must Read

Tensionet ndërmjet sulmuesit dhe tifozëve janë shumë të mëdha që nga publikimi i autobiografisë së argjentinasit, ku përmendet edhe zënka me tifozët Nerazzurrë në shkurt të vitit 2015.

Përfaqësues të Curva Nord e kanë akuzuar atë se ka gënjyer duke përfshirë disa të paqena në libër, ndërkohë që Icardi në kujtimet e tij përmend se i kishte kërcënuar tifozët se do të thërriste 100 kriminelë nga Argjentina që t’i vrisnin po ta sulmonin.

Tash situata ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa në banerin jashtë shtëpisë së tij shkruante: “Ne jemi këtu… Kur do të arrijnë miqtë tu argjentinas, a do të na paralajmërosh apo do ta bësh si frikacak?”.

Po ashtu, televizioni lokal 7Gold ka raportuar se dhjetëra tifozë e kanë sulmuar veturën e Icardit kur kishte arritur në shtëpi pas humbjes nga Cagliari.

Dëshmitarët kanë thënë se tifozët u larguan vetëm kur roja e banesës që mbante armë u nis për ta mbrojtur lojtarin.

Ndërkohë, gruaja e sulmuesit, Wanda Nara, ka mohuar gjithçka duke thënë për FCInter1908.it: “Asgjë nuk ndodhi kur u kthyem në shtëpi. Hymë brenda pa kurrfarë problemi”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img