Mario Gotze pritet që të largohet nga Bayerni në verë.
Mesfushori gjerman nuk ka luajtur shumë këtë edicion shkaku i lëndimeve, mirëpo duket se do të jetë një futbollist i shumëkërkuar në verë.
Aventura e Gotzes në Bayern nuk shkoi aspak ashtu siç pritej, pasi që 23-vjeçari nuk përmbushi pritshmëritë të cilat ishin të mëdha, transmeton Gazeta Blic.
Së fundmi, Gotze është lidhur me një rikthim të mundshëm në Dortmund, mirëpo tifozët duket se nuk e duan atë, pasi kanë ngritur banera me mbishkrime kundër tij.
Si pasojë, favoriti për të nënshkruar me Gotzen në verë duket se është Liverpooli, i cili menaxhohet nga ish-trajneri i Gotzes te Dortmundi, Jurgen Klopp.
“Milan ose Madrid – vetëm jo Dortmund. Shporru Gotze”, shkruhej në banerët e tifozëve ultras të Dortmundit.
Mbetet të shihet nëse Gotze do të nënshkruajë me gjigantin anglez Liverpool, apo për ndonjë tjetër klub të madh evropian. /Gazeta Blic/