15,05,2024

TI: Në Shqipëri është rritur niveli i korrupsionit

Must Read

Sipas organizatës në shqyrtim janë marrë 176 vende të botës, ndërsa Shqipëria renditet në vendin e 83, me 39 pikë në total. Krahasuar me një vit më parë, atë të vitit 2015 Shqipëria ka përmirësime me 3 pikë (36 pikë ishin në vitin 2015).

raporti shqiperia

Sipas hartës së “Transparency International” (harta me ngjyra), Shqipëria është një vend me korrupsion të lartë, që ndeshet në baza ditore.
Niveli i korrupsionit në Shqipëri është i njëjtë më atë të Bosnjë Hercegovinës, ndërsa kemi lënë pas Kosovën që është në vendin e 95-të.

Sipas raportit, shumica e njerëzve mendojnë se në të gjithë Ballkanin Perëndimor korrupsioni është rritur në dy vitet e fundit.

Në veçanti, thekson raporti, nivelet e korrupsionit janë të larta në Bosnjë Hercegovinë dhe në Shqipëri, me 65 dhe 66 për qind të të anketuarve.

“Transparency International” thekson se është bërë përpjekje në aspektin e ndërtimit të ligjeve anti-korrupsion por këto ligje nuk zbatohen./ tvklan.al

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img