26,04,2024

Thoni lamtumirë gurëve në veshkë vetëm me gjysmë gote të kësaj pije

Must Read

Gurët në veshkë janë ndër problemet më me dhimbje mjekësore me të cilat mund të ballafaqohesh. Dhimbja e shkaktuar nga këta gurë të vogël mund të jetë tejet e madhe dhe e padurueshme.

Për parandalimin e gurëve në veshkë mund të pini lëng limoni, pasi që njihet si ndër metodat më të mira natyrale për parandalimin e tyre.

Doktorët dhe ekspertët mjekësorë kanë zbuluar se lëngu i limonit është terapi efektive parandaluese dhe këtë po e quajnë “Terapia me Limonadë.”

Si ndihmon acidi citrik kundër gurëve në veshkë?

Acidi citrik i thyen gurët e vogël që kanë filluar të formohen, dhe aq më shumë acid citrik që keni në urinë, aq më të mbrojtur do të jeni kundër formimit të gurëve të rinj në veshkë.

Limonët thuhet se posedojnë më së shumti acid citrik. Dozat farmaceutike të acidit citrik, të përshkruara si citrat kaliumi, janë efektive në trajtimin e gurëve në veshkë. Sidoqoftë, trajtimi mund të jetë i kushtueshëm dhe kjo nuk është diçka që e preferoni.

Prandaj, ju mund ta përmirësoni shëndetin e veshkave vetëm duke pirë gjysmë gote nga kjo pije:

– Gjysmë gote lëng të pastër limoni në ditë do t’ju furnizojnë me të njëjtën sasi të acidit citrik që e kanë edhe dozat farmaceutike.

Shtrydhni 60 mililitra lëng limoni dhe përzieni ato me 170 mililitra ujë  dhe pini produktin e fituar dy herë në ditë. Një herë në mëngjes dhe njëherë në mbrëmje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gruaja nga Ferizaj denoncon se i është zhdukur burri, deklaron se kishte me vete mijëra euro

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img