25,01,2026

Thaçi: Vendimi i Ivanovit ishte mjaft skandaloz, shqiptarët të kenë kujdes

Must Read
Menduh Thaçi

Thaçi tha se u vërtetua teza e kësaj partie, platforma e saj dhe programi i saj se veprimi i Ivanovit për mosdhënien e mandatit Zorani Zaevit ishte një veprim skandaloz.

Sipas tij, Ivanovi veproi mirë sepse ”na rikujtoi se ne shqiptarët definitivisht duhet të kërkojmë ndryshimin e rendit kushtetues të Maqedonisë, sigurisht edhe ata që kanë qenë skeptik janë bindur se kështu nuk mund të vazhdohet. Patjetër që shqiptarët duhet të arrijnë që të krijojnë mekanizmin e vendimmarrjes ta kenë të barabartë me maqedonasit”, tha Thaçi.

Thaçi thotë se kanë shprehur shqetësimin se konflikti politik i tanishëm mund të kalojë në konflikt ndëretnik, prandaj edhe apeloi te shqiptarët që të mos bien pre e provokimeve sepse nuk është në të mirë të shqiptarëve.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Ferizaj, 24.01.2026 Me datën 24.01.2026, rreth orës 17:30, patrulla e policisë, në rrugën “Brigada 161” në Ferizaj, ka ndaluar dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img