10,09,2025

Thaçi: Rezoluta dhe Komisioni për gjenocidin serb, punë e mençur nga Kuvendi

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka përkrahur nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb, duke thënë se kjo është puna më e mençur që mund të bëjë Kuvendi i Kosovës.

Ai kërkoi që të gjithë të bëhen së bashku për të dënuar gjenocidin serb në Kosovë, në mënyrë që autorët e krimeve të dalin para drejtësisë, transmeton KP.

“Debati i sotëm dhe mundësia e nxjerrjes së rezolutës dhe formimi i një komisioni janë punët më të mençura të mundshme që mund të bëjë kuvendi i Republikës së Kosovës . Është një ide shumë e mirë e kryetarit Veseli dhe besoj që të gjithë do të jenë së bashku të dënojnë gjenocidin, spastrimin etnik të Serbisë, dhe njerëzit që kanë kryer këto krime, njerëzit e aparatit shtetëror të Serbisë të dalin para drejtësisë”, tha ai.

Këtë deklaratë, Thaçi e ka thënë pasi është pyetur nga gazetarët sot kur në Kuvend pritet të formohet komisioni shtetëror për krijimin e Tribunalit për gjenocidin serb në Kosovë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img