12,01,2026

Thaçi publikon letrën që i dërgoi Biden, thotë se ka përkrahjen e tij

Must Read

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden.Thaçi përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se letra e Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë.

“Dje kam pranuar një letër nga ish-zëvendëspresidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili vazhdon të jetë shumë i përkushtuar për Kosovën. Edhe kjo letër e ish-zëvendëspresidentit Biden vjen si përkrahje për një zgjidhje të dakorduar në mënyrë reciproke me Serbinë, e cila çon në njohjen e pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Thaçi.

Ndër të tjerash ai ka theksuar se miqësia me SHBA-në është e shenjtë.“Jemi të bekuar me miqtë e shumtë amerikanë dhe kjo miqësi është e shenjtë për vendin dhe popullin tonë”, ka shkruar mes të tjerash Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img