20,01,2026

Thaçi në Gorazhdec qeras bashkëbiseduesit me birra (Foto)

Must Read

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot ishte për vizitë në Gorazhdec të Pejës, ku është përkulur pranë lapidarit të disa të rinjve serb të vrarë në Gorazhdec, 14 vite më parë.

Gjatë qëndrimit në Gorazhdec, Thaçi takoi banorët e këtij lokaliteti dhe bisedoi për problemet që i preokupojnë ata.

Postimi i plotë i Thaçit në Facebook:

“Në Gorazhdec të Pejës pata rastin të bashkëbisedoj edhe me qytetarët e këtij vendbanimi piktoresk dhe të dëgjoj për jetën e tyre, për hallet dhe gëzimet. Siguria, ekonomia, pronat dhe kthimi i njerëzve në shtëpitë e tyre ishin hallet e tyre, sikur që janë gati për çdo qytetar të Kosovës.

Vizitat e “gastarbajterëve”, gazmendet familjare ishin gëzimet e tyre, sikur që janë për çdo qytetar të Kosovës në këto ditë të bukura vere. Bashkëpunimi dhe bashkëjetesa janë çelësi i jetës më të mirë në Kosovë dhe në rajon. Ky ishte mesazhi i kësaj vizite.

Në fund, pata kënaqësinë që bashkëbiseduesit t’i qeras me nga një birrë “Peja”. HTH”, ka shkruar Thaçi.

gorazhdec1

gorazhdec3

gorezhdec2

gorezhdec3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img