09,09,2025

Thaçi mysafirëve nga Parisi e Berlini: S’e heqim taksën, s’pranojmë kushte të reja për vizat

Must Read

Pas takimit që pati presidenti i Kosovës me delegacionin gjermano-francez, nga zyra për media kanë bërë të ditur se është diskutuar për takimin e Parisit, derisa është folur edhe për vazhdimin e dialogut, të udhëhequr nga Bashkimi Evropian, shkruan Gazeta Express.

Sipas këtij njoftimi, shkruhet se Thaçi ka potencuar se dialogu duhet të vazhdojë pa kushtëzime dhe se tarifat duhet të mbeten në fuqi.

Gjithashtu, shkruhet se presidenti ka folur edhe për liberalizimin e vizave, duke kërkuar që qytetarët të mos mbahen të izoluar.

“Kosova nuk do të pranojë kritere tjera për liberalizimin e vizave, sidomos jo në formë të kërkesave për tarifat apo asociacionin”.

Sipas njoftimit thuhet se presidenti ka bërë të ditur se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun që duhet të përfundojë me marrëveshjen paqësore gjithëpërfshirëse, e cila do të sjellë njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe anëtarësim të Kosovës në Kombet e Bashkuara

Pas takimit me Thaçin, delegacioni ka vazhduar në Qeveri aty ku po takohen me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. Gjatë ditës është paraparë edhe takimi me krye parlamentarin Kadri Veseli.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shfaqja “13” e Teatrit “Adriana” shpërblehet me disa çmime në Festivalin e Teatrove në Ferizaj

Ferizaj, Shtator 2025 – Një sukses i jashtëzakonshëm për Teatrin “Adriana”! Në edicionin e 55-të të Festivalit të Teatrove...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img