30,05,2024

Thaçi: Kosova meriton të jetë në UEFA dhe FIFA

Must Read

thumbnail_Photo2-735x400

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim një delegacion të përbërë nga zyrtarë të lartë të Unionit të Asociacioneve Evropiane të Futbollit (UEFA) dhe të Federatës së Asociacioneve Ndërkombëtare të Futbollit (FIFA), me ç’rast theksoi se Kosova e meriton që shumë shpejt të anëtarësohet në familjet e mëdha të futbollit evropian dhe atij botëror.

Presidenti Thaçi ishte nikoqir i delegacionit të përbërë nga Şenes Erzik, zëvendëspresident i UEFA-s, Peter Gilliéron, anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, Thierry Favre, drejtues për zhvillim të federatave kombëtare, dhe Luca Nicola, përgjegjës për federatat anëtare të FIFA-s.

Presidenti Thaçi falënderoi mysafirët për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme dhënë shtetit kosovar në aspiratat për t’iu bashkuar UEFA-s dhe FIFA-s.

“Kosova dëshiron dhe e meriton që së shpejti të anëtarësohet në UEFA dhe FIFA. Kemi talente në mbarë botën, që mezi presin të mbrojnë ngjyrat e Kosovës”, ka thënë presidenti

Thaçi, i cili shtoi se, këtë vit, Kosova shënon debutimin historik në Lojërat Olimpike.

Ndërkaq, zyrtarët e lartë të UEFA-s dhe FIFA-s u shprehën se këto institucione po e inspektojnë gjendjen e futbollit kosovar dhe se janë ndarë të kënaqur me investimet në infrastrukturën sportive.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, i dyshuar se ka kryer rrëmbim të një personi në Fushë Kosovë

Me datë 25.05.2024 rreth orës 09:35 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë me telefon nga një femër...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img