20,06,2025

Thaçi: Kemi këshillë këmbëngulëse prej Uashingtonit që taksa të pezullohet

Must Read

Presidenti Hashim Thaçi në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, ka folur për taksën e vendosur ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. 

Ai ka thënë se Kosova ka insistuar që të vazhdojë dialogu, pavarësisht taksës.

Thaçi ka treguar se ndaj kësaj çështje kanë një këshillë këmbëngulëse prej Uashingtonit dhe prej Bashkimit Evropian, që së paku për tre muaj taksa të pezullohet.

“Jam optimist në vendime të drejta, në vendime strategjike, jam optimist se Kosova nuk do ta merr barrën e bllokadës së procesit të negociatave. Ne kemi insistuar që të vazhdojë dialogu, pavarësisht taksës, por kemi një këshillë këmbëngulëse edhe prej Uashingtonit edhe prej Bashkimit Evropian, që së paku për disa kohë, tre mujore ose katër mujore, të pezullohet kjo çështje që t’i hapet mundësi e re vazhdimit të dialogut dhe mundësi arritjes së një marrëveshjeje paqësore në mes të dy vendeve”, ka thënë Thaçi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

312 Fermerë përfitojnë serra nga Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img