05,02,2026

Thaçi i del në krahë Xhakës e Shaqirit: Shqiponja nuk është simbol që ka vrarë njerëz

Must Read

Dy shqiptarët u dënuan me nga 10 mijë franga për festën e tyre pas golave me Serbinë.
E Thaçi dje para takimit me Vuçiqin theksoi se shqiponja është symbol që nuk e ka vrarë askënd, transmeton lajmi.net.
“Ai simbol nuk është simbol që ka vrarë njerëz. Nuk është simbol i sulmit ndaj askujt. Është simbol i një shpendi. Prandaj, Zvicra le të fluturojë drejt suksesit”, ka thënë Thaçi para gazetarëve në Bruksel të hënën, një ditë pasi takoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut për normalizim marrëdhëniesh.
Ndaj vendimit të FIFA-s kanë reaguar serbët duke e cilësuar atë si trup.
Kurse Federata serbe u dënua me mbi 54 mijë franga.  /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img