Këngëtari e deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri deklaroi se ka blerë mbi 170 vetura, të cilat ua ka dhuruar miqve e shokëve të tij. Por, disa prej këtyre veturave ai u ka dhuruar edhe shoqeve të bashkëshortes.
Por, sa pasuri ka deklaruar Tahiri në Agjencinë Kundër Korrupsion?
Vetëm pasuri të palujashtme ka deklaruar në vlerë prej 815 mijë eurove. Dy toka dhe një shtëpi banimi ka theksuar se i ka blerë nga përfitime e tij si muzikant teksa një pronë në vlerë prej 125 mijë euro e ka trashëguar nga gjyshi.
Tahiri ka sqaruar se një tokë dhe një shtëpi banimi është shitur, por që ende nuk i është kaluar pronarit të ri.
Gjatë një interviste në KTV ai deklaroi se ka blerë mbi 170 vetura, por në Agjencinë Kundër Korrupsion ai ka deklaruar se ka vetëm dy vetura që së bashku kapin vlerën e 41 mijë eurove, të cilat thotë se i ka blerë nga muzika.
Në deklarimin e tij Tahiri ka bërë të ditur se ka edhe letër me vlere prej 7 mijë euro.
Para të gatshme ka deklaruar se ka 45 mijë euro, 20 mijë i ka në një bankë të Gjermanisë teksa 25 mijë në njëren nga bankat e Kosovës në Ferizaj.
Ndërsa ka deklaruar koxha pasuri, Labi është i “zhytur” në kredi. Në total ai detyrime financiare ka 121 mijë euro.
Të hyra vjetore si deputet merr në vlerë prej 29 mijë e 803 euro, ndërsa nga biznesi individual merr 12 mijë euro./Insajderi.com