05,01,2025

Tetë policë të arrestuar nga aksioni në Karaçevë

Must Read

Policia e Kosovës ka marrë një aksion në fshatin Karaçevë të Kamenicës për shkak se në atë pjesë të territorit të Kosovës po zhvillohej veprimtari ilegale. Në Karaçevë, deri më sot ekzistonin kazino të cilat janë ndaluar me ligj vitin e kaluar. Pas arrestimit të dhjetëra personave, në mesin e tyre edhe zyrtarë policorë, tash kanë ardhur edhe buldozerët për t’i rrënuar objektet e këtyre kazinove.

Drejtori i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj është duke përcjellur nga afër aksionin që Njësia Speciale është duke e zhvilluar në Karaçevë kundër krimit të organizuar dhe kazinove ilegale.

E nënkryetari i Komunës së Kamenicës, Faton Jakupi, ka mirëpritur aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

“Aksioni i sontëm i Policisë së Kosovës është për tu admiruar. FJ.”, shkroi Jakupi në Facebook.

Ndërkohë kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, është parë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar ndërsa aksioni po zhvillohet në disa lokacione.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident tragjik në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, humb jetën shoferi

Sot më 4 janar 2025, rreth orës 07:10, një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img