28,04,2024

Terrorizmi në Kosovë, tension po – panik jo

Must Read
Arrestim / arkiv

Policia e Kosovës ka shmangur një sulm të mundshëm terrorist në Kosovë me arrestimin e shtatë personave të premten e javës që lamë pas. Sipas dokumenteve që ka siguruar gazeta “Zëri”, personat në fjalë dyshohen t’i takojnë grupit terrorist ISIS. Madje, të njëjtit sipas udhëzimeve të udhëheqësit të shqiptarëve në Siri, Lavdrim Muhaxheri, kishin përgatitur sulme terroriste për t’i kryer së pari në Kosovë e më pas në pjesët tjera të Ballkanit.

Njohësit e sigurisë në Kosovë thonë se këto arrestime tregojnë për një gjendje të tensionuar, megjithëse shtojnë se nuk ka vend për panik. Zmbrapsja e personave të lidhur me ekstremizëm muajve të fundit, sipas tyre, është bërë vetëm sa për t’iu larguar ekspozimit në publik dhe kështu janë duke e rishtrirë aktivitetin e tyre në terren.

Ndërkohë institucionet kosovare kanë thënë se sikur vendet e tjera të botës, edhe Kosova nuk është imune ndaj elementeve terroriste. Të dielën Policia ka arrestuar edhe dy persona të tjerë, të cilët mendohet se kanë lidhshmëri me valën e parë të arrestimeve. E lidhur me këtë grup të dyshuar terrorist, arrestime ka pasur edhe në Shqipëri, ku katër persona janë prangosur nga policia shqiptare.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në mesnatë. Rasti ka ndodhur në në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img