23,01,2026

Terminalit doganor në Han të Elezit i vazhdohet licenca (Dokument)

Must Read

Terminalit doganor në pikën kufitare në Han të Elezit, “Terminali Sh.p.k”, në pronësi të biznesmenëve kosovarë Rrustem Rukolli dhe Xhevdet Bajramaliu, për të cilin dje ishte raportuar se i janë ndërprerë punimet, sot është bërë e ditur se i është vazhduar licenca e punës.

“Terminali Sh.p.k” sërish do të vazhdojë  të zhvillojë procedura doganore pas marrjes së  së licencës nga Ministria e Infrastrukturës.

Për këtë Ferizajpress ka siguruar edhe kopjen e licencës e cila  i jep të drejtë këtij terminali që të vazhdojë punimet siç ka punuar deri më tani dhe askush  nga kamionët e transporteve nuk ka nevojë të bëjë devijime pasi këto mund të kryhen ashtu siç janë kryer deri më tani në terminalin doganor në Han të Elezit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img