16,07,2024

Tërmeti në Ekuador, rritet bilanci, 413 viktima

Must Read

termeti-640x379

Numri i personave të vrarë si pasojë e tërmetit të fuqishëm që tronditi Ekuadorin gjatë fundjavës ka shkuar në 413, siç bën me dije qeveria.Më shumë se 2500 të tjerë u plagosën në lëkundjen më të dhunshme që ka prekur Ekuadorin në dekada.

Skena të dëshpëruara kërkimi u panë në zonat e prekura më rëndë, ku pjesëtarë të grupeve të shpëtimit dhe familjarë të viktimave gërmojnë nëpër rrënojë, shpesh me duar, për gjetjen e të mbijetuarve.

Ekipe nga Zvicra, Spanja dhe disa vende amerikano-latine kanë mbërritur në vend për t’ju bashkuar përpjekjeve. Ministri i Jashtëm, Guillaume Long, njoftoi se 120 skuadra shpëtimi do të gjendeshin në terren nga e marta në mëngjes.

Më herët, Presidenti i vendit, Rafael Correa, paralajmëroi se bilanci i viktimave ishte i destinuar të rritej, dhe se kishte ende shumë persona të gjallë nën rrënojat e godinave të shembura.

Presidenti paralajmëroi se tërmeti do t’i kushtonte Ekuadorit miliarda dollarë. Në vend është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe rreth 10 mijë trupa ushtarake e 3500 policë janë mobilizuar në zonat e prekura.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për përdorim të armës

Policia e stacionit në Ferizaj me datën 15.07.2024 rreth orës 23:30 ka pranuar një informacion se në rrugën  ‘’Vëllezërit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img