06,02,2026

Tensionohen edhe më shumë raportet Rusi-SHBA: Moska afër tërheqjes nga marrëveshja për plutonium

Must Read

Ky komitet sot ka kërkuar që Këshilli i Federatës ta miratoj këtë legjislacion, që tashmë ka kaluar në Dumën Shtetërore, që është Dhoma e ulët e Parlamentit të Rusisë.

Më herët, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e ka paraqitur këtë ligj, ku përfshihet edhe lista e kushteve nën të cilat Rusia do ta shqyrtonte vazhdimin e marrëveshjes.

Në mesin e këtyre kushteve është edhe përfundim i sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, të ndërlidhura me shkeljet e të drejtave të njeriut, kompensim për Rusinë për çmimin e sanksioneve dhe reduktim të pranisë ushtarake amerikane në vendet anëtare të NATO-s.

Gjatë fjalimit të tij në parlament, zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Ryabkov, tha se “është evidente se administrata aktuale amerikane nuk do t’i tërheq sanksionet ose reduktoj praninë ushtarake amerikane në Evropë për çmimin e vazhdimit të efektit të marrëveshjes”.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img