18,05,2024

Tenderët milionësh kthejnë në rigjykim rastin ‘Tolaj’

Must Read
Deshton seanca kunder Ilir Tolaj

Ilir Tolaj, ish-sekretar i përhershëm i Ministrisë së Shëndetësisë, kishte ngritur duart lart kur në vitin 2013 kishte dalë nga gjykatorja, ndonëse ishte shpallur fajtor bashkë me Arbenita Pajazitin dhe Hajrullah Fejzën.

Tolaj ishte dënuar me 18 muaj burg, të cilat i kishte mbajtur gjatë procesit gjyqësor, derisa Hajrullah Fejza, ish-shef i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore, ishte dënuar me 8 muaj burg. Me kusht është dënuar Arbenita Pajaziti, ish-zyrtare e MSH-së. Por grupi e cilësoi “lirimin” si fitore meqë kishin kaluar kohën e dënimit në burg para se të shpallej aktgjykimi. Kështu, me shpalljen fajtorë ata u lanë në liri.

Megjithatë, Ilir Tolaj e Hajrullah Fejza nuk kanë pasur të drejtë të ushtrojnë funksione publike për 3 vjet, derisa 2 vjet kjo ndalesë iu bë edhe Arbenita Pajazitit.

Por, shoshitja e ankesave në Gjykatën e Apelit në lidhje me rastin “Tolaj” ka rikthyer disa pika të procesit në rigjykim. /Zëri

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img