20,06,2025

Të vdekurit kanë votuar në Maqedoni – dëshmon KSHZ-ja

Must Read

votues_1459939759-9079792

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i Maqedonisë ka njoftuar sot se, pas kontrollit në tërë territorin e shtetit, janë gjetur 1.129 persona të vdekur që prej kohësh figurojnë në listën zgjedhore.

Këto të dhëna u paraqitën në pjesën e parë të mbledhjes së sotme të KSHZ-së, ku u tha se emrat e këtyre personave do të fshihen nga lista.

“Është vërtetuar se nga gjithsej 41.863 kërkesa për kontrollimin e letër njoftimeve, MPB ka kontrolluar 19.689 ose 41 %. Nga gjithsejtë 68.695 kërkesa për kontrollimin e pasaportave, janë kontrolluar 8.519, gjegjësisht 12.4%.”, thanë drejtuesit e KSHZ-së.

Në pjesën e dytë të takimit duhet që të prezantohen të dhënat nga kontrolli në terren.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img