11,09,2025

Të reshurat në Prishtinë: Dardan Sejdiu njofton për gjendjen në kryeqytet, ofron numrat për rastet emergjente

Must Read

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët se për shkak të të reshurave të mëdha ka vështirësi të lëvizjes dhe vërshime në disa lagje në kryeqytet.

“Për momentin situata më e keqe paraqitet në rrugën “Nazim Gafurri” , “Rrugën B”, te banesat e bardha në Breg të Diellit, rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Tophane, Kolovicë etj.”, ka shkruar Dardan Sejdiu, në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, ekipet e Drejtorisë së Inspeksionit dhe të Drejtorisë së Shërbimeve Publike së bashku me të gjitha pesë kompanitë janë në terren e poashtu edhe ekipet e zjarrëfikësve, duke ndihmuar në hapjen e rrugëve dhe sanimin e problemeve të tjera.

“Për çdo vështirësi qytetarët duhet të lajmërojnë Qendrën e Thirrjeve, ndërsa të gjithe qytetarët udhëzohen të reduktojnë lëvizjet nëpër qytet përveq në raste urgjente. Komuna do të njoftojë për detaje në orët në vijim. Numrat për Qendrën e Thirrjeve janë: 0800 12233 dhe 0800 12244”, thotë Sejdiu.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img