24,01,2026

Të prekurti me Covid-19 në Ferizaj janë në gjendje stabile

Must Read

Drejtori i Shëndetësisë në Ferizaj, Bekim Ademi, ka thënë se deri më tani me Covid-19 janë të infektuar 129 persona.

Ai në një intervistë për klankosova.tv deklaroi se deri tani kanë 95 persona të shëruar, 2 të vdekur dhe raste aktive momentalisht kanë 32 persona.

Ademi tregoi se gjendja e personave aktiv me Covid-19 është stabile dhe se të gjithë janë në shtëpitë e tyre.

Personi i parë i prekur me Covid-19 në Ferizaj ishte më 21 mars.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img