23,02,2024

Të hënën mbledhja e kryesisë, shqyrtohet edhe formimi i Komisionit Hetimor për RTK-në

Must Read
Kryesia e Kuvendit / Arkiv

Sipas njoftimit të Kuvendit të Kosovës, mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare do të nisë në ora 11:00, ku në rendite do të jenë vazhdimi i disa pikave nga seanca e kaluar dhe caktimi i seancës së re me 11 pika të rendit të ditës.

Nga pikat e mbetura nga seanca e kaluar është edhe Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës/ lajmi.net

R e n d i  i  d i t ë s 

  1. Pikat e bartura nga seanca e mëparshme:  
  1. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës (Raundi i II – votim i fshehtë),
  2. Zgjedhja e 1 (një) anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie (votim i fshehtë),
  3. Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e 1 (një) anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
  4. Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
  5. Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundëshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit.
  1. Seancë e re:
  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për procedurën përmbarimore,
  5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 04-L-123 të Procedurës penale, ( Me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit)
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-122 për kontrollin e mbrendshëm të financave publike,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-123 për Inspektoratin Shëndetsor,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-031 për liritë fetare në Kosovë,
  9. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
  10. Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
  11. Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a,

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

34 mësimdhënës nga Ferizaj, certifikohen në kuadër të projektit të BE-së

34 mësimdhënës nga 3 shkolla të Ferizajt, u certifikuan në kuadër të projektit KosEd. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img