10,02,2025

“Të festojmë së bashku”, policia Rajonale e Ferizajt shpërndanë dhurata për fëmijë

Must Read

Policia Rajonale e Ferizajt, sot realizoi projektin ‘’Të festojmë së bashku’’ që u mbajt tek sheshi ‘’ Adem Jashari ‘’ në Ferizaj.

Policia, me rastin e festave të fund vitit në prani të mediave lokale u shpërndau dhurata fëmijëve të vegjël që i takoi në sheshin e qytetit. 

Fëmijët patën rastin së afërmi të bashkëbisedojnë me pjesëtarët e policisë, të pranojnë urime dhe dhurata nga policët. 

Ky aktivitet kishte për qëllim të rritë  besimin e fëmijëve dhe prindërve të tyre për institucionet e tyre të sigurisë, Policinë e Kosovës.

Policia Rajonale e Ferizajt uron të gjithë fëmijët për festat e fund vitit,  që ata të rriten me shëndet, të  lumtur dhe të gëzuar përherë !

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Paraburgim ndaj L.F., i dyshuar për veprën penale vrasja e rëndë 

Ferizaj, 7 shkurt 2025 – Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img