08,09,2024

Të akuzuarit për drogë kundërshtojnë aktakuzën

Must Read

Gjashtë të akuzuar për shpërndarje, shitje dhe transportim të substancave narkotike e kanë kundërshtuar aktakuzën e ngritur kundër tyre nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Arjanit Jahiri, shtetas i Kosovës, dhe Leonard Çuka, Ismir Shiqerukaj, Ylber Sadrija e Renald Datja, shtetas të Shqipërisë, akuzohen se si anëtarë të grupit kanë shpërndarë, shitur, transportuar, ndërmjetësuar dhe dorëzuar substanca të cilat janë të shpallura me ligj si narkotik.

Në këtë seancë, mbrojtësi i Arjanit Jahirit, avokati Asdren Hoxha e kundërshtoi pjesërisht aktakuzën, njëjtë sikur avokati i Leonard Çukës, Ali Beka, ndërsa mbrojtësja e Ylber Sadrijës, Fehmije Gashi, dhe ai i Ismir Shiqerukës, Mentor Neziri, e kundërshtuan tërësisht aktakuzën dhe provat që janë në të.

Kundërshtimeve të aktakuzës iu bashkëngjitën edhe të akuzuarit.

Sipas prokurores, aktakuza është përpiluar në bazë të ligjit dhe mbi bazën e provave

Ndërsa, kryetarja e trupit gjykues mori aktvendim që t’i hedhë poshtë kundërshtimet ndaj aktakuzës dhe në pajtim me avokatët e të akuzuarve vendosi që shqyrtimi fillestar të mbahet më 5 dhjetor të këtij viti, shkruan kallxo.com.

Sipas aktakuzës, më 26 mars 2016, pas ndalimit dhe kontrollit në veturën e të pandehurit Leonard Çuka, në të cilën pasagjer ishte edhe Renald Datja, Policia ka gjetur në gomën rezervë një sasi prej 1867.8 gramë narkotik të llojit marihuanë, si dhe afër frenit të dorës një sasi prej 1.4 gram marihuanë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sonte nis Festivali i Teatrove në Ferizaj, bashkon prodhimet teatrale shqiptare

Sonte do të fillojë Festivali i Teatrove në Ferizaj. Sivjet është edicioni i 54-t i cili do të hapet...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img