Taulant Xhaka e “vuan” pjesën e dhënies “llogari” përpara mediave, mirëpo një e përditshme në Bazel ia ka dalë që të marrë përgjigjet e duhura nga mesfushori shqiptar.
Futbollisti i Bazelit është bërë pjesë e një lloj anketimi të veçantë. Deri në fillimin e fazës së dytë të sezonit, “Baselland Schaftliche Zeitung” e ka bërë shqiptarin pjesë të një interviste me alternativa.
“BMW” apo “Audi”?
Makina e parë që kam parë në garazh ka qenë një “Audi”. Kjo është arsyeja që më bën të zgjedh këtë markë.
Futboll apo DVD?
Preferoj që të shoh futboll. Gjithashtu, ky është profesioni im, përveçse një nga pasionet më të madha.
Kaotik apo fanatik pas rregullit?
Më pëlqen të jem kaotik. Shoku im i dhomës, Renato Shtjefen, mund të këndojë këngë për këtë gjë (qesh…).
“FIFA” apo “Counter Strike”?
Sigurisht “FIFA”! Është dukshëm lojë më e mirë. Nuk më pëlqejnë lojërat e tjera.
Peshk apo mish?
Preferoj mishin.
Skarlet Johanson apo Anzhelin Zholi?
Të dyja janë me të vërtetë femra shumë të bukura, por Skarlet Johanson është sigurisht zgjedhje më e mirë.