18,03,2025

‘Tana’, filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë shqiptar (VIDEO)

Must Read

Filmi “Tana”, i cili u prodhua nga Kinostudio Shqipëria në vitin 1958, njihet si filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë shqiptarë. Premiera e filmit është dhënë më 17 gusht të vitit 1958.

Ky film për regjisor kishte Kristaq Dhamo, skenari është punuar nga Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi, ndërsa muzika nga Çesk Zadeja.

Filmi ka për temë jetën shoqërore të fshatit dhe është me skenar të Fatmir Gjatës, mbështetur në novelën e tij me të njëjtin titull. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qendër të filmit është Tana një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.

Në këtë film luajnë aktorët: Tinka Kurti, Naim Frashëri, Stefani, Pjetër Gjoka, Kadri Roshi, Dhosi, Andon Pano, Thimi Filipi, Marie Logoreci, Violeta Manushi, Nikolla Panajoti, Melpomeni Çobani, Mihal Stefa, Vani Trako, Lazër Filipi, Pandi Raidhi, Lazër Vlashi. / KultPlus.com

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img