21,02,2024

Talenti i madh zgjedh mes Kosovës dhe Shqipërisë (FOTO)

Must Read

Erdhi në Shqipëri nga Shkumbin Qormemeti, menaxheri më i fortë shqiptar në këtë moment, ndërsa po e vlerëson Skënderbeu, që po pret me qetësi që Agim Zeka të rritet dhe të ndjekë gjurmët e yjeve që janë larguar sezonet e fundit për shifra të konsiderueshme nga Korça.

18 vjeç prej pak ditësh, mesfushori këmbëmajtë ka shkëlqyer në ndeshjet e Shqipërisë U19 luajtur javën e fundit në Tiranë, duke shënuar 3 gola, nga të cilët njëri ndaj Gjermanisë ishte një nga ata që do të bënin xhiron e botës, nëse do t’i shënonin Mesi a Ronaldo.

Edhe dje kundër Gjibraltarit Zeka shënoi një gola fenomenal, që mjaftoi për 3 pikët, ndërsa u pa qartë se është lojtari më i kompletuar dhe i talentuar i Shqipërisë U19 të drejtuar nga Arjan Bellai.

“Sport Ekspres” ka intervistuar pas ndeshjes talentin nga Prishtina, i cili flet për momentin e bukur që po përjeton dhe për planet e së ardhmes.

“Më herët kam luajtur për kombëtaren U17, ndërsa me kombëtaren U19 janë ndeshjet e para. Jam grumbulluar vetëm një herë më parë, por jo në ndeshje zyrtare, ndërsa më kanë parë edhe në Itali në turne”, rrëfen mesfushori.

Natyrshëm, tema Kosovë-Shqipëri nuk mund të evitohet: “Po, natyrisht që nëse vjen ai moment dhe do të jem mjaftueshëm cilësor për të luajtur në kombëtare, dilema do të jetë, është normale. Natyrisht, më shumë jam për Shqipërinë, pasi më ka rritur, më ka dhënë dorën, duke luajtur që te skuadra U17. Ne jemi të gjithë shqiptarë, secili ka vendimin e vet dhe ka të drejtë të luajë ku ta ndjejë veten më mirë, por polemika nuk ka pse të bëhen”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet e vdekur një grua në autostradën “Arbën Xhaferi”

Një grua është gjetur pa shenja jete në autostradën “Arbën Xhaferi” në drejtimin Ferizaj-Prishtinë, në dalje të fshatit Babush, Rastin...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img