29,03,2024

Taksa favor apo disfavor për Kosovën

Must Read

Debati për taksën kundër Serbisë, u’a nxori gërmazin nëpër portale dhe studio televizive plot politikanëve, analistëve, gazetarëve, opinionistëve e edhe “ideologëve të filozofisë” si bie fjala Tasholli, Latifi dhe plot të tjerë të cilët nuk ngurojn ti masin zhvillimet në shoqëri me metoda kuturu.

Për ne enveristët taksa kundër Serbisë është masë ndëshkimore, ndonëse e pamjaftueshme kundër armikut tonë shekullor që është Serbia dhe jo kundër ShBA-së.

Sikur për heqjen e saj të pyeteshim ne, atë do ta suprimonim pa hezitim, jo pse ka arsye për ta bërë një gjë të tillë, por sepse e kërkon një shtet i cili në momentet më tragjike kur populli ynë po shkonte drejt shfarosjes dhe po mbytej në gjak nga terrori shovenist i Milosheviqit, ShBA i vuri fre kësaj makinerie vrastare të fashizmit serbomadh.

Është e pa diskutueshme që ne enveristët jemi marksist dhe majtist të kulluar, por i madhi Enver Hoxha na ka mësuar që kurr sovranitetin dhe lirin e atdheut, të mos e sakrifikojm për ideologjin politike, sepse vetëm në atdheun e lirë dhe të pavarur mund të plasohet platform politike e dëshiruar. Shih për këtë e tërë qeverisja socialiste e Enverit udhëhiqej nga motoja PPSh në mbrojtje të atdheut dhe jo atdheu në shërbim të PPSh-së.

Pas demostatave të vitit 1981 në Kosovë, Kadri Zeka kishte vajtur në Tiranë për të marr pëlqimin e Enver Hoxhës nëse ishin të favorshme rrethanat për të themeluar një parti komuniste në Kosovë kundër asaj Jugosllave. Enver Hoxha kishte pyetur, se çka do të bëhej me ata që nuk ishin komunist, por ishin anti-jugosllav dhe kishte porositur që të krijohet një front i përbashkët i të gjithë shqipëtarëve në ish-Jugosllavi, sepse edhe të gjithë të bashkuar përsëri do të jeni pak kundër jugosllavëve dhe veglave të tyre në Kosovë. Në fund porosia e Enverit ishte: bëjeni një lëvizje gjithpopullore për të gjithë shqiptarët në Jugosllavi, gjë e cila ndodhi me 17 shkurt 1982.

Në të vërtet kërkesa për suprimimin e tarifës nuk është as e ndershme e as racionale, sidomos kur bëhet nga mbështetësit e Kosovës në rrugëtimin e sotshëm historik, por populli ynë në të kaluarën ka duruar shumçka nga pushtuesit serbë, si dhunën, poshtërimin, gjenocidin fizik, asimilimin e deri tek depërtimi dhe dëbimi në Turqi dhe botën perëndimore. E pse sot të mos duroj tregun e Serbisë në Kosovë, kur atë po e kërkon mbështetësi ynë strategjik. Produktet e Serbisë sigurisht në tregun tonë do të jenë të panevojshme kur cilësia e prodhimeve tona do të jetë më e lartë dhe më kualitative. Shih për kët këpucët e Therandës shiten nëpër Serbi dhe lëngjet e Relax gjithandej nëpër botë.

Ne sot jemi në Kosovë kaq sa dhe si, jemi fal luftës titanike të UÇK-së, bombardimeve të NATO-s dhe ShBA-së.  Se sa për Evropën goditja e caqeve të policisë dhe ushtrisë Serbe kurr nuk do të kishte ndodhur. Shih për këtë vendimet e Kongresit të Berlinit, konferencës së Ambasadorëve në Londër dhe plot traktate tjera ndërkombëtare të Evropës së dikurshme që për popullin tonë ishin fatale.

Prandaj ne shqipëtarët nga ata që na shpëtuan në një periudhë të rëndë të historisë sonë kombëtare, duhet të mësohemi të kapërdijmë edhe atë që është vështirë e kapërdijëshme përveq lirisë së atdheut.

Amerikanët janë imperialist kjo është zgjedhja e popullit dhe politikës amerikane, por Enver Hoxha u përball edhe me egërsinë e shfrenuar të majtistëve të Hrushçovit e edhe me tendencën për ta pushtuar ushtarakisht Shqipërinë nga ushtria e Kremlimit. Sikurse edhe me revizionizmin Kinez dhe komplotin anglo-amerikan gjatë epokës së luftës së ftohtë.

Analizën që pretendon ta bëjë te Fidani, I.Tasholli, filozofi i analizave politike për veprat e Enver Hoxhës pas viteve të 60-ta, mbështetur gjoja në dialektikën e Hegelit për imperializmin dhe socialimperializmin, nuk e di se a e kupton z.Tasholli se është plotësisht jasht dimensionit kohor.

Vërtet Enver Hoxha u konfrontua me guxim të rrallë me çdo kënd që u sul drejt brigjeve të Adriatikut shqiptarë. Ai i vlerësoi, e besa edhe mbajti qëndrim të pavarur për zhvillimet kudo në botë por nëse nuk e ka ditur Tasholli dhe Tashollët le ta dinë tani se lulëkuqet e çlirimit të Shqipërisë i mori nga populli vetë Enveri me partizanët shqipëtar me 29 nëntor të vitit 1944, dhe jo si tek ne në Kosovë që me 12 qeshor 1999 i mblodhi KFOR-i sepse pjesa dërmuese e qytetarëve tanë ose e strukën kokën nga frika gjithandej nëpër botë, ose ishin indiferent për luftën sikur ajo të zhvillohej në Afrikë e jo në vatrat e tyre. Dhe vetëm pjesa më e vogël në numër por më e lavdishme në beteja u përball dhëmb-për-dhëmb me ushtrinë e Milosheviqit.

Remzi Hasani

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Prof. Asoc. Dr. Arbresha Meha sjell inovacion dhe praktika të mira të bashkëpunimit ndërmjet akademisë dhe industrisë nga Austria në Kosovë

Në një kohë kur bashkëpunimi ndërmjet akademisë dhe industrisë po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm për zhvillimin e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img