18,05,2024

Tahiri lë postin e deputetit nëse nuk ndodh liberalizimi

Must Read

01.01.2018. Deputeti i AKR-së Labinot Tahiri, përmes një shkrimi në Facebook ka bërë paralajmërim për dorëheqje nga posti i deputetit në Kuvendin e Kosovës.

Ka thënë se këtë do ta bëjë për shkak të premtimeve që politikanët po bëjnë për liberalizimin vizave, e sipas tij, nëse kjo nuk ndodh në muajt e ardhshëm ai do të jap dorëheqje.

I ka quajtur pallavra e rrena premtimet që po u bëhen qytetarëve të Kosovës për liberalizim vizash, ndërsa ka thënë se nuk mund të qëndroj ulur duke parë popullin të vuajë.

Ka thënë se nëse premtimet që u janë bërë kosovarëve nuk realizohen, ai do të bëjë thirrje edhe për protestë.

Postimi i Tahirit në Facebook:

PARALAJMRIM PËR DORËHEQJE NGA DEPUTETI I KUVENDIT TË KOSOVËS.

Ka të bëjë me premtimet e Liberalizimit të Vizave nga klasa politike.

Dhe nëse k’jo nuk ndodh në këta muajt e ardhshëm, unë do ta paraqes në Kuvend Dorëheqjen time si ‘DEPUTET’, sepse nuk mund të jem i ulur aty, derisa qytetari ka mbetur i poshtëruar brenda Shtetit të tij pa lëvizur i lirë si të tjerët që kemi viza.

Lexo me vëmendje është për ty qytetarë i lodhur!

Mirëdita gjithë qytetarëve të vendit tim!

D’je nuk u’a urova Vitin e Ri fare, e sidomos me atë shprehjen se në këtë vit do të ndodh liberalizimi i vizave!!

Është thjesht PALLAVER ( Rrena) se nuk ka për të ndodhur.

As pak nuk qëndrojnë këto gjera të vërteta dhe, k’jo bëhet sa për t’a kaluar një ditë më shumë në ‘pushtet’ Qeveri ose në Parlament, pozitë e opozitë.

Nuk ka vit të ri të hairit as këtë vit, por kam një sugjerim për ju qytetarë të vendit…!

Vazhdim..!

Unë ju paralajmëroj, se vota ime nuk ishte dhe nuk do të mbetet kurrë sa për apetitet e ndonjërit nga politikanët që janë nga skena politike apo partiake.

Unë jam futur aty, për të marre ndonjë vendim të duhur për vendin tim.

Vendosmërinë time ma njihni të gjithë…! Vazhdim…

Ju sugjeroj mire dhe me zemër; nëse këto premtime nuk realizohen këtë vit, do të dalim së bashku në protesta dhe do të bëjmë atë që nuk ka ndodhur qe 18 vite me parë. Nuk ka më për të luajtur me ndjenja të njerëzve as vendorët dhe as ndërkombëtarët. Unë ju sygjeroj si Deputet i ‘Kuvendit’ tonë, se nëse këtij vendi si jepët e drejta e levizjes për të dalë i lirë ky popull drejtë BE-së, në këta muajt e ardhshem dhe, nëse nuk përfillet në mënyrë më dinjitoze qytetari ynë, si në shëndetsi, punësim e në shumë sfera të jetës…. më shumë mos prisni dhe, dilni në rrugë mbi ‘1 milion’ qytetarë e me shumë, se shpirtin ua kemi lodhur…! U’a kemi ngarkuar jetën me shtrejtësinë abënormale në çdo gjë që ka të bëjë me ju dhe familjet e juaja. Mos vazhdoni vetëm duke i shikuar titujt e lajmeve..! Jooo….! Duhet të dalim

në rrugë dhe, të kërkojmë drejtesinë.

Duhet ti ndëshkojmë premtimet që janë bërë qe 18 vite. Ndryshe ky vend nuk merr rrugën e DREJTËSISË.

-O popull i dashur, me qindra mijera vende pune jane premtuar,,, ku janë atooooo???? kurr nuk i keni shijuar ato, kurr nuk e patë dritën me sy përveq “DITËN E PAVARSISË.

Nëse nuk ka ndonje lëvizje mbrenda 1-apo 2 muajt e ardhshëm të këtij viti, duke shpresur realizimim e kerkesave qê u takojnë qytetarëve, unë do të dalê në anën e juaj dhe do të jap DOREHEQJEN SI DEPUTET, sepse nuk ndjehem mirë nëse unë jam i ulur aty, e ju vazhdoni t’a keni jetën e veshtirë.

– Varferia, sa vjen e shtohët dhe, pa u ndalur k’jo dukuri deri në një shkallë, nuk jetohet me miresi në këtë vend, nuk ka ndonjë gjë të mirë, për veq se mallkimet nga qytetarët e këtij Shteti që i degjojmë çdo ditë e natë.

Me rrespekt, Labinot Tahiri, Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.

Por megjithatë kreu i AKR-së Behgjet Pacolli, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme, dje ka thënë se liberalizimi i vizave do të ndodh shumë shpejt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img