25,05,2024

Tahiri i përkujton Vulinit tri parimet e prezantuara një dekadë më parë nga Grupi i Kontaktit

Must Read

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka reaguar në drejtim të një deklarate të dhënë sot nga Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Aleksandar Vulin.
Tahiri ka thënë se edhe Vulin edhe secili zyrtar i Beogradit duhet ta kuptojë se koha e ‘kompromisit’ ka kaluar dhe tash është koha e pranimti të realitetit.
Gjithashtu Tahiri i ka përkujtuar Vulinit faktin se Kosova është njohur nga mbi 100 shtete të botës dhe se gjithë sistemi politik dhe institucional është i pavarur, transmeton Indeksonline.
Ndër të tjerash Besnik Tahiri në drejtim të Vulinit ka përkujtuar se prezantimin e tri parimeve që kishte bërë para më shumë se një Grupi i Kontaktit.
Ndryshe Vulin sot ka deklaruar se kompromisi me Prishtinën është i vështirë dhe shumë i largët.
Postimi i plotë nga Besnik Tahiri:
Edhe Vulini e edhe secili zyrtarë i Beogradit duhet ta kuptojë se koha e ‘kompromisit’ ka kaluar dhe tash është koha e pranimit të realitetit. E çka është realiteti:
Kosova është e njohur nga mbi 100 shtete të botës dhe tash e 19 vjet kur e kemi fituar lirinë e 10 vite nga shpallja e pavarësisë i tërë sistemi politik dhe rregullimi institucional i shtetit është i pavarur.
Përndryshe, para më shumë se një dekade Grupi i Kontaktit ka prezantuar tri parime që kanë qenë të sakta dhe shumë të qarta:

Zgjidhja e statusit të Kosovës duhet të konsolidojë sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Në këtë mënyrë, kjo do të sigurojë që Kosova të mos kthehet në gjendjen e para marsit të vitit 1999.
Nuk do të ketë ndryshime të territorit të tanishëm të Kosovës, që do të thotë nuk do të ketë ndarje të Kosovës dhe
Bashkim të Kosovës me ndonjë shtet tjetër apo me ndonjë pjesë të ndonjë shteti tjetër.

Çfardo tendence për të rikthyer në diskursin publik fjalë ‘kompromisë’ është huqje dhe intencë për të prodhuar mjegull politike.
Në fakt këtë fjalë, Beogradi zyrtar po e përdorë më shumë për të qetësuar gjakrat brenda, e jo që e dinë apo që shpresojnë ne një ‘kompromis’ të madh e të ri me Kosovën.
 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia kap shoferët me dronë në vijë të plotë, 200 euro gjobë dhe heqje e patentë-shoferit për 3 muaj

Policia ka njoftuar se në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, saktësisht në fshatin Gërlicë të Ferizajt ka ndaluar dy shoferë, njëri...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img