04,12,2024

Tahiri fton të gjithë deputetët që nesër ta votojnë një Ligj shumë të rëndësishëm

Must Read

Koordinatori Nacional për Qeverisje Lokale, Besnik Tahiri ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit nga të gjitha partitë politike që nesër të votojnë në lexim të parë Ligjin për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të  Komunës.
Sipas Tahirit, me këtë ligj përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës, tranmsteton Indeksonline.
Shkrimi i plotë i Besnik Tahirit në Facebook:
Me Projektligjin për Dhënien ne Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme te Komunës do të rregullohen dhe përcaktohen procedurat dhe format për dhënien në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës, si dhe procedurat e bartjes së pronave të paluajtshme të cilat administrohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në pronësi të komunës.
Me erdhi mirë që edhe shoqëria civile po e mbështet vendimim dhe miratimin e këtoj Ligji.
Nesër pres nga Parlamenti që ta votojë Ligjin në lexim të parë. I ftojë deputetët e të gjitha partive parlamëntare ta votojnë Ligjin unanimisht./Indeksonline/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img