23,02,2025

Svarqa: Vizita e z. Biden do të jetojë gjatë në kujtesën time dhe të pjesës më të madhe të kosovarëve

Must Read

Kryetari i Ferizajt , Muharrem Svarqa  ka shprehur  kënaqësinë dhe falënderimin   për  nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara , Joe Biden   për të gjitha ato që po bënë shteti amerikan për Kosovën. Ai gjithashtu përmes   rrjetit social  ka thënë se ishte një befasi e këndshme  që  Joe Biden  e ka falënderuar për nismën dhe angazhimin  që rruga nacionale  Ferizaj-Gjilan  të  marrë emrin e birit të tij.

Postimin e plotë mund ta lexoni në  vazhdim.

Sot pata nderin dhe kënaqësinë e rrallë t’ia shtrij dorën njeriut të dytë të shtetit më të fuqishëm në botë, Joe Biden, i cili qëndroi afër nesh, si rëndom, me këshilla të urta, miqësore e dashamirëse. Edhe kësaj here ai nuk kurseu premtimet se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah Kosovës në ecjen e saj euroatlantike, për ndërtimin e së ardhmes më të mirë, më të begatë, më të drejtë, pa korrupsion e pa keqpërdorime.

Për mua qe një befasi e këndshme që Z. Biden m’u falënderua me emër për angazhimin dhe nismën e përbashkët me kreun e Gjilanit, që rruga nacionale Ferizaj-Gjilan të marrë emrin e birit të tij, në shenjë nderimi për kontribut dhënë ndërtimit të sistemit juridik në Kosovë, menjëherë pas luftës.
Vizita e z. Biden do të jetojë gjatë në kujtesën time dhe të pjesës më të madhe të kosovarëve.

Muharrem Sfarqa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Historia e elektrifikimit të Kosovës nga drita e parë deri të shtëpia e fundit

Nga viti 1921, kur u ndez drita e parë, deri në vitin 1983 kur u bë elektrifikimi i plotë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img