06,05,2024

Svarqa u kërkon banorëve të Pojatës votën edhe për një mandat

Must Read

Ferizaj.12.10.2017. Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Ferizajt, Muharrem Svarqa, në vazhdën e aktiviteteve zgjedhore është takuar me banorët e fshatit Pojatë. Gjatë këtij takimi, Svarqa tha se po e përmbyll një mandat të suksesshëm qeverisës.

Teksa përmendi investimet që Svarqa tha se janë bërë në këtë fshat, ai u kërkoi banorëve të Pojatës votën edhe për mandatin e dytë, duke thënë se deri tani ka qeverisur me duar të pastra e pa afera korruptive.

“Këto katër vite që i kemi lënë pas na japin të drejtën morale dhe njerëzore që të kërkojmë besimin edhe për mandatin e dytë sepse po e përmbyllim një mandat me duar të pastra, pa afera korruptive, pa skandale dhe asnjëherë investimet nuk kanë qenë më të shumta deri më tani, sepse ne kemi qenë të vëmendshëm në ndarjen e investimeve proporcionale, nuk ka asnjë segment që nuk kemi punuar“ tha Svarqa.

Svarqa tha se LDK-ja ka realizuar projekte që nuk i ka bërë asnjë parti që ka qenë në pushtet para saj.

“Kemi hequr shpenzimet e varrimit, shujtat për nxënës, ndërsa do t’i heqim edhe për klasët 6-9, jemi të vetmit që kemi bërë subvencioninim e kamatave për bujqit, ne i kemi dhënë shpirt fshatit, pasi asnjë qeveri nuk ka punuar nëpër fshatra dhe tani kemi investime të njejta si në fshatra ashtu edhe në qytet dhe nuk ka migrim në qytet pasi edhe në fshatra kemi sjellur investimeve. Ferizaj ka marrë primatin e qytetit të dytë në Kosovë, kemi dhënë mbi 20 mijë hektarë tokë komunale dhe kemi përkrahur bizneset që kanë përfituar, biznese të vogla dhe të mesme“, tha ndër të tjera Svarqa.

Svarqa tha lista me kandidatë për asamble komunale nga LDK-ja, është më e pasura që ndonjëherë e pa pasur kjo parti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img