Në një takim që po mbahet në Ferizaj me bizneset e vogla e ku po merr pjesë edhe Ambasadori nga Shqipëria, Qemal Minxhozi, kryetari i Ferizajt ka bërë një propozim që asnjëherë deri më tani nuk është thënë zyrtarisht
Svarqa me këtë rast ka fol për ekskursionet e maturantëve të cilat po organizohen për vizita në Shqipëri. Ai ka kërkuar që kjo praktikë të filloi edhe nga ana e maturantëve të Shqipërisë që të vizitojnë Kosovën
“Po flasim për bashkëpunim mes dy shteteve por praktika po tregon se vetëm nxënësit tanë po vizitojnë Shqipërinë. Do të ishte mirë që e njëjta gjë të ndodhte edhe me maturantët nga Shqipëria duke vizituar Kosovën. Edhe në Kosovë kemi vende të cilat i’a vlen të vizitohen. Në kuadër të këtyre vizitave edhe nxënësit nga Shqipëria do të njiheshin më për së afërmi më Kosovën dhe natyrisht kjo do të rriste edhe ofrimin e tyre me pjesën tjetër të viseve shqiptare” ka thënë Svarqa.