03,05,2024

Svarqa falënderon zjarrfikësit dhe premton ndihmë për Brigadën e Zjarrfikësve

Must Read

Ferizaj.02.08.2017.Kryetari i komunës Muharrem Svarqa bashkë me Brigadën e zjarrfikësve mobilizohen për të përballuar ditët me temperaturë të larta

Vapa e paralajmëruar nga meteorologët për ditët e ardhshme ka shtyre strukturat komunale që të mobilizohen sa më mirë për të përballuar situatat emergjente të cilat mund të paraqiten këto ditë, ndër to edhe zjarret.

Kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa në kuadër të këtyre mobilizimeve ka vizituar sot Brigadën e zjarrfikësve për t’u koordinuar sa më mirë me ekipet e kësaj Brigade në përballim të zjarreve.

Udhëheqës të Brigadës së zjarrfikësve në Ferizaj potencuan se operojnë me kapacitete jo të bollshme, por që me ndihmën e komunës do t’a dalin në shuarjen e zjarreve . Ndërkaq edhe kryetari i komunës Muharrem Svarqa u premtoi se do të gjenden format që të ndihmohen ekipet e zjarrfikësve me pajisjet që u duhen.

“Arsyeja që kam ardhur këtu sot është që të ju motivoj për t’i kryer me përgjegjësi të gjitha punët gjatë situatave të paparashikuara të cilat mund të paraqiten në raste emergjencash ku duhet shpëtuar jeta e njeriut, por edhe pasuria nga zjarret. Ne brenda ditës do të kujdesemi që zjarrfikësit tanë ta pajsien me bateri , radiolidhjet dhe kompresor për mbushjen e bombolave të ajrit si dhe mjete pas të tjera të cilat i kanë të nevojshme në mënyrë që të përballojmë sa më mirë situatat emergjente me të cilat mund të përballemi. Njëkohësisht unë i përgëzoj të gjithë këta zjarrfikës që shpesh rrezikojnë edhe jetën e tyre në shërbim të kryerjes së detyrave që u caktohen.
Jemi të vetëdijshëm për problemet me të cilat përballen ata me mungesë stafi dhe mungesë të automjeteve të reja , prandaj kemi angazhuar edhe një numër të zjarrfikësve të rinjë përkohësisht për të përballuar më lehtë këto sfida që mund të na paraqiten” tha kryetari i komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa gjatë vizitës së sotme tek Brigada e Zjarrfikësve .

Kryetari i komunës bashke me komandantin e kësaj Brigade kanë bërë thirrje edhe tek qytetarët ferizajas për bashkëpunim sa më të mirë në menaxhimin e zjarreve. U bë e ditur se këto ditë ka pasur mjaft zjarre fushore prandaj u bë një apel i përbashkët që të evitohen sa më shumë ndezjet në këtë vapë që shpesh mund të shkaktojnë pasoja të mëdha në njerëz e në pasuri derisa të mbërrijë për intervenim ekipi e zjarrfikësve .

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img