14,07,2024

Suspendohet me pagesë polici që vrau Ilmi Lufajn

Must Read

shefqet-kameraj

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës thotë se rekomandimin për suspendim me pagesë e ka dhënë Inspektorati Policor i Kosovës.

Pjesëtari i Policisë së Kosovës Shefqet Kameraj i cili qëlloi për vdekje Ilmi Lufajn është suspenduar por do të vazhdojë që ta marrë pagën si zyrtar policor.

Këtë  e ka konfirmuar për KALLXO.com Teki Syla nga zyra për informim e policisë në rajonin e Pejës.

“Polici është i suspenduar me pagesë. Me rekomandim të Inspektoratit të Policisë së Kosovës nëse një zyrtar policor është i dyshuar për një vepër penale suspendohet me pagesë, deri në shqyrtimin e rastit”, ka thënë Togeri Syla.

Zyrtari policor Shefqet Kameraj akuzohet se të hënën rreth orës 2:00 të mëngjesit gjatë kohës sa ishte në detyrë zyrtare, ka qëlluar me armë zjarri Ilmi Lufajn, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës.

Ngjarja kishte ndodhur në Deçan, në afërsi të Stacionit Policor.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – komunë e tretë me numrin më të madh të banorëve në Kosovë

109,345 është numri i banorëve të Komunës së Ferizajt, statistikë e publikuar sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img