Alma Loki, nga Klubi Karatesë Moderne Kastrioti në Ferizaj,është një karateiste e cila ka thye të gjitha rekordet e medaljeve. Vetëm në vitin 2016 ajo në thesarin e saj ka mbledhur gjithsejtë 30 medalje nga garat kombëtare dhe ndërkombëtare, dhe atë:
24 medalje të arta
3 të argjendta dhe
3 të bronzta
Rezultatet e saj:
- Kampione Botërore në kategorinë kumite U12 – në Umag të Kroacisë
- Nënkampione e dyfishtë kata&kumite nga Turneu Marmara Cup në Stamboll (gara më e fortë në mes dy kontinenteve Evropë -Azi).
- Kampione e dyfishtë e Kosovës kata & kumite
- Kampione e dyfishtë Mbarëkombëtare kata & kumite
- Kampione e dyfishtë e të gjitha garave dhe turneve të karatesë në rajon
Ajo,është shumë e vendosur kur dëshiron të arrij suksesin, në moshën e saj në rajon nuk ka ende karateiste që zotëron më shumë teknika të katave se sa ajo, gjithnjë falë bagazhit të bujshëm dhe njohurive të mëdha të kësaj lëmie të trajnerit të saj.
Ajo,zotëron tani me përpikëri 7 kata mjeshtërore dhe 5 kata shkollore,por oreksi i saj për të mësuar kata të reja nuk përfundon me kaq,dhe tani është në mësim e sipër edhe të dy kata-ve të reja mjeshtërore, me të cilat do të garoj në garat e ardhme në vitin 2017.
Asaj i duhet mbështetje institucionale pavarësisht moshës së re,si një nga SHPRESAT e ardhme OLIMPIKE të qytetit dhe shtetit tonë,sepse ajo e ka talentin,kapacitetin dhe gatishmërinë për të dëshmuar suksese kulminante.