03,07,2025

Sulmoi rojet e pyjeve, arrestohet nga Policia

Must Read

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Kaçanik sepse sulmoi rojtarët e pyjeve.

Policia raporton se i dyshuari M.K 56 vjeçar sulmoi A.T 37 vjeç dhe Sh.K 33 vjeç.

Viktimat e kishin ndaluar të dyshuarin që po transportonte dru ilegalisht pastaj ai i sulmoi.

I dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë.

Raporti i plotë i Policisë:

Arrestohet një person për sulm ndaj personave zyrtar

Policia e stacionit në Kaçanik, sot në ora 05:50 të mëngjesit ka pranuar një informacion se në fshatin Kaçanik i Vjetër të Kaçanikut ishte një rast i sulmit të personave zyrtar ,roje të pyjeve.

Në lidhje me këtë, policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet M.K ( M/K) i moshës 56 vjeçar,  i cili kishte sulmuar dy zyrtarët, roje të pyjeve me inicialet A.T (M/K) i moshës 37 vjeçar dhe Sh.K ( M/K) i moshës 33 vjeçar, por pa ju shkaktuar lëndime trupore, të cilët gjatë kryerjes së detyrave zyrtare kishin ndaluar personin e dyshuar që po transportonte drunjë ilegalisht, e të cilat më pas janë konfiskuar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa si prova materiale janë konfiskuar një sëpatë, dy thika dhe një llambë ndriçuese .

Rasti është cilësuar ‘’Sulm ndaj personave zyrtar’’.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img