17,04,2024

Sulmet në Paris, publikohet videoja e tmerrit në restorant, trupi i kamikazit u nda në dysh (Video)

Must Read

1-303

Në emisionin “Zone Interdite”, në kanalin televiziv “M6” në Francë, u transmetua videoja e shpërthimit të kamikazit në restorantin “Comptoir Voltaire”, më 13 nëntor të vitit të kaluar.

Kamikazi që shpërtheu ishte vëllai i terroristit Salah Abdeslam, që u arrestua në Belgjikë pak kohë më parë.

2

Kamerat e sigurisë së restorantit kishin fiksuar momentin kur 31-vjeçari Brahim Abdeslam kreu sulmin në restorant. Ai zbriti nga një makinë, dhe pasi shëtiti për disa sekonda përpara derës së restorantit, shkoi në një tryezë bosh dhe pasi uli kokën, mbuloi fytyrën me duar dhe shpërtheu jelekun me eksploziv që kishte në trup.

3

Në videon shokuese, shihet se si trupi i Abdeslamit ndahet në dysh. Fatmirësisht të gjithë klientët e restorantit arritën të shpëtonin vetëm me dëmtime në trup.

Sulmi u krye në orën 21:40 më 13 nëntor, ndërkohë që në Paris terroristë të tjerë shkaktuan vdekjen e rreth 130 personave dhe plagosën qindra të tjerë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në Ferizaj u shënua 16 Prilli-Dita e të Zhdukurve me Dhunë

Me rastin e 16 Prillit - Ditës të të Zhdukurve me Dhunë në Komunën e Ferizajt, Komuna e Ferizajt...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img