27,02,2024

Sulme masive kibernetike godasin bankat ruse

Must Read

Kreditori më i madh në vend, Sberbank, tha se u hakerua më 8 nëntor, por e neutralizoi sulmin pa i penguar operacionet. Sberbank tha se ishte sulmuar 68 herë brenda vitit.

Gjigandi rus i sigurisë në internet, Kaspersky tha se nga sulmet u goditën faqet e të paktën pesë bankave përfshirë Alfa Bank, Moscoë Bank, Rosbank dhe Moscow Exchange.

Sulmet vazhduan edhe më 10 nëntor, tha Kaspersky, një nga të cilët zgjati një orë ndërkohë që më i gjati ishte 12 orë.

Sulmet DDoS përshijnë vërshimet e faqeve të internetit me më shumë trafik se sa që mund të mbajnë, duke ua vështirësuar qasjen ose duke i vënë jashtë plotësisht.

Kaspersky tha se më shumë 660 mijë kërkesa për second janë dërguar duke përdorur një rrjet me më shumë se 24 mijië pajisje të rrëmbyera të vendosura në 30 vende. Më shumë se gjysma e pajisjeve gjendeshin në SHBA, Indi, Taiwan dhe Izrael, tha ai.

Banka Qendrore e Rusisë, konfirmoi “sulmet mbi një numër të bankave të mëdha” të intensitetit të “mesëm” dhe tha se nuk janë penguar shërbimet bankare.

Ajo tha se sulmet janë dërguar me pajisje të vjehdura sic janë kamerat e sigurisë dhe video kamerat e instaluara në zyra ose shtëpi gjithandej botës. (REL)

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Sekuestrohen rreth 20 mijë euro mall i dyshuar si kontrabandë

Janë sekuestruar mallra me vlerë rreth 20 mijë euro brenda një automjeti, nga Njësia e TASK FORC-ës -Lindje, e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img