20,10,2025

Sulm vetëvrasës afër një xhami shiite në Pakistan, plagosen 4 policë

Must Read

Sulmi i sotëm ka ndodhur në Shikarpur në Provincën Sindh, ku në sulmin në një xhami shiite vitin e kaluar, u vranë 60 persona.

Zyrtari policor, Bahardin Kerio ka thënë se sulmi ka ndodhur gjatë lutjeve të myslimanëve për festën e Kurban Bajramit.

Ai ka thënë se një sulmues i dytë, që dyshohet të ishte sulmues vetëvrasës, është plagosur.

Askush deri më tani nuk ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm por sulme të ngjashme në të kaluarën kanë kryer grupe ekstremiste, siç është Lashkar-e-Jhangvi.

Grupi ekstremistë sunitë i konsideron shiitët si heretikë dhe shpesh i ka sulmuar gjatë viteve të fundit.

Pakistani është me shumicë myslimanë sunitë por shiiitët përbëjnë një të pestën e popullsisë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vjedhje e rëndë në Ferizaj: Hajdutët depërtojnë me forcë në shtëpinë e një qytetari, grabisin ari në vlerë 10 mijë euro

Një vjedhje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në rrugën “Bajram Kelmendi” në Ferizaj, ku persona të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img