29,04,2024

Studentët dëshmojnë me punimet e tyre se janë gati për tregun e punës

Must Read

Ferizaj.17.01.2017. Studentët e vitit të III-të të Arkitekturës së Interierit dhe Dizajnit të Mobileve prezantuan projektet dhe produktet e tyre të realizuara gjatë punës praktike në lëndën “Internship”, nëpër kompani me të cilat Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka Marrëveshje Bashkëpunimi.

Gjatë punës praktike nëpër kompani, studentët vazhdimisht ishin të shoqëruar nga profesori i tyre, z. Kushtrim Cukaj, sipas të cilit studentët kanë ndjekur punën praktike dhe me shumë përkushtim kanë bërë punime të shkëlqyera, të cilat vetëm një profesionist mund t’i bëjë.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari, i përgëzoi studentët për punën e tyre dhe shprehu kënaqësinë që ky Universitet po nxjerrë kuadro të forta, të cilat i kanë munguar vendit.

“Emocionohem nga puna dhe kreativiteti i studentëve tanë, të cilët janë treguesi më i mirë që Universiteti jonë është drejt realizimit të qëllimeve, që ne të nxjerrim profesionistë të mirëfilltë për tregun tonë”, tha Rektori.

Po ashtu, në prezantimin e studentëve ishte i pranishëm edhe dekani i Fakultetit të Arkitekturës, Dizajnit dhe Teknologjisë së Drurit, z. Rrahim Sejdiu, i cili i vlerësoi dhe i përgëzoi studentët për punën e tyre.

Kompanitë në të cilat studentët realizuan këto punime janë: Tefik Çanga, Profil Star, Loni Glass, ANB Baliu, DAQA, Dardania Model, MuliMob, DEKOR, Euro Art.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img