05,02,2026

Stojanoviq: Fashistët po luftojnë kundër kishës

Must Read
Branimir Stojanoviq

Zëvendësi i Isa Mustafës ka thënë se nga anëtarët e Qeverisë ka marrë garanca se rreth kësaj kishe nuk do të duhej të  përsëriten situatat  e ditëve të fundit dhe se në këtë vend nuk duhet të krijohet kaos.

“Është e qartë se ka ekstremistë, se ka fashistë të cilët janë duke luftuar për të mos përfunduar  ky tempull, por kjo nuk është asgjë e re. Ashtu si në vende të tjera që luftojnë kundër pranisë së serbëve si dhe kundër renovimit ose përfundimit të tempujve të tjerë, po  ndodh e njëjta gjë edhe me kishën në Prishtinë”,tha Stojanoviq sot në Gushtericë të Poshtme të Graçanicës.

Ndërkaq, I pyetur  se a  pret reagim pas deklaratave të tilla, Stojanoviq theksoi se roli i tij është që të mbrojë  interesat serbe, raporton Radio KIM, përcjellë Klan Kosova.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img