10,05,2024

Sqarim i Komunës së Ferizajt me rastin e konfiskimit të mishit të prishur

Must Read

Ferizaj. 23.03.2018. Komuna e Ferizajt pas rastit të konfiskimit të mishit të prishur dhe produkteve të mishit nga inspektorët komunal ka dal me një sqarim në lidhje me këtë.
Në këtë sqarim thuhet se inspektorët komunal janë duke kryer punën dhe janë të përkushtuar të ngritin nivelin e sigurisë së produkteve të ofruara në treg.
Sqarimin e plotë me këtë rast mund ta lexoni në vazhdim:

SQARIM PUBLIK

Lidhur me aksionin e sotëm të ndërmarrë nga Inspektorati Komunal, me nismën e Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, me ç’rast janë konfiskuar dhe asgjësuar afro 1 ton mish dhe nënprodukte të mishit të prishura, skaduar dhe dëmtuara dhe duke pasur parasysh kërkesën e qytetarëve për t’i publikuar emrat e subjekteve afariste në të cilat është gjetur, konfiskuar dhe asgjësuar kjo sasi produktesh, Komuna e Ferizajt, gjegjësisht Inspektorati Komunal SQARON opinionin publik se konform nenit 26 të Ligjit Nr. 03/L-016 për Ushqimin, është bërë konfiskimi, asgjësimi i këtyre produkteve dhe po i njëjti nen i këtij ligji, NDALON publikimin e emrit dhe të dhënave tjera që kanë të bëjnë me personin juridik në të cilin është kryer inspektimi.

Sigurojmë qytetarët e Ferizajt se autoritetet komunale, përmes inspektoratit komunal, po ushtrojnë vazhdimisht kontrolle në subjekte të ndryshme afariste për cilësinë e produkteve, gjendja është në kontroll të plotë dhe nuk ka vend për panik. Emrat e subjekteve afariste në të cilat është konfiskuar dhe asgjësuar kjo sasi produktesh janë të njohura për organet komunale dhe ato gjyqësore.

Inspektorati Komunal ka iniciuar procedurën pranë organeve të drejtësisë të cilat besojmë fuqishëm ta trajtojnë me urgjencë këtë çështje kaq të ndjeshme për shëndetin e qytetarëve.

Komuna e Ferizajt e udhëhequr nga kryetari Agim Aliu është e përkushtuar të ngris nivelin e sigurisë së produkteve të ofruara në treg, përmes dinamizimit të punës së Inspektoratit Komunal në kontrollin e vazhdueshëm subjekteve të ndryshme afariste, pjesë e së cilës ka rezultuar edhe me këtë aksion.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img