06,05,2024

Spitali i Ferizajt përballet me mungesë të stafit

Must Read

Në këtë institucion, përveç qytetarëve të Ferizajt, shërbime marrin edhe qytetarë nga pesë komuna të ndryshme, raporton KTV.

Pothuajse në secilin repart ka mungesa, ku më të theksuara janë në shërbimin e emergjencës.

Sipas Enver Shaqirit, zëdhënës i Spitalit, ata kanë kërkuar disa herë në Ministrinë e Shëndetësisë, por që kërkesat e tyre gjithmonë janë injoruar nga ky dikaster.

E nga Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës kanë thënë se mungesa e buxhetit dhe pamundësia për hapjen e vendeve të reja të punës ka ndikuar që i tërë shërbimi të ballafaqohet me mungesë të infermierëve dhe mjekëve specialistë të profileve të ndryshme.

Këtu përfshihen edhe QKUK-ja, Spitalet e Përgjithshme dhe njësitë tjera përbërëse në kuadër të SHSKUK-së.

Ndërkohë, sa u përket mjekëve specialistë, Ministria e Shëndetësisë e ka në procedurë një konkurs dhe beson se me realizimin e tij do të zbuten nevojat e QKUK-së dhe Spitaleve të Përgjithshme, për mjekë specialistë të profileve të ndryshme.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img