29,04,2024

Spitali i Ferizajt me shërbim të alergologjisë

Must Read

Ferizaj.30.01.2018. Spitali Rajonal i Ferizajt, ka filluar edhe me një shërbim tjetër mjekësor për pacientët e këtushëm. Tash e tutje në ambulantën specialistike në Ferizaj, pacientët kanë mundësi të trajtohen edhe për alergji. Alergologia dhe imunologia Ylfete Retkoceri, duke treguar për simptomat e alergjisë luti qytetarët që t’iu drejtohen institucioneve shëndetësore në rast se dyshojnë për këtë sëmundje.
“Në këtë qytet ky shërbim fillon për herë të parë në një institucion shtetëror për ofrimin e shërbimeve siç janë zbulimi i rasteve me alergji, këtu hynë parandalimi, diagnostifikimi dhe trajtimi i rasteve me alergji. Alergjia është e trashëguar, por tani ngrohja globale ka bërë që kjo sëmundje moderne të jetë shumë e shprehur. Ka shumë lloje të alergjive, alergji inhalatore që merren përmes ajrit, këtu hynë polemet, mykët, pluhuri shtëpiak, alergjitë ushqimore, medikamoze, tymrat, gazrat, mjegulla, sidomos vaji i djegur era e tij, kimikalet e përdoruara për pastrim, këta janë nxitës ose agravujtës të gjendjes, këta e nxisin më shumë astmën, pacientët me rrufë alergjike, kanë teshtima, kruarje të veshëve, syve, bllokim të hundëve, kollje, e rëndësishme është ta kapim alergjinë që mos të kaloj në rrugët e poshtme të frymëmarrjes, pra këtu është tani astma alergjike që është më e vështirë për t’u trajtuar, e rrezikshme nuk është, por është e pakthyeshme, por me trajtim pacientët që fillojnë herët vaksinimin, shpresoj që t’i mjekojmë këto raste me alergji, para se të formohet astma”,tha Retkoceri.
Megjithatë, ajo theksoi se materiali i nevojshëm për punë në këtë ambulantë është nën nivel.
“Ne kemi bërë kërkesë për material që dy herë prej se kam ardhur dhe shpresoj që shumë shpejt do të na plotësohen kërkesat, njëherë përnjëherë kemi kontrolla specialistike, meqenëse kjo funksion vetëm si ambulantë specialistike.
Tek specialisti i alergologjisë dhe imunologjisë pacientët mund të kontrollohen çdo ditë pune nga ora 11:00 deri në orën 13:00, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img