02,07,2025

Sot i jepet lamtumira e fundit futbollistit të Kombëtares shqiptare (FOTO)

Must Read

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) dhe klubi i Partizanit nga Tirana kanë organizuar homazhe për ish anëtarin e Kombëtares, Safet Berisha, i cili është ndarë nga jeta në moshën 67-vjeçare.

“Federata Shqiptare e Futbollit, Klubi i Futbollit “Partizani” dhe familjarët e të ndjerit Safet Berisha, njoftojnë të gjithë sportdashësit, miqtë dhe dashamirësit se homazhet për të do të zhvillohen ditën e shtunë pranë ish-kompleksit “Dinamo””, thuhet në njoftimin e FSHF-së.

“Ata që dëshirojnë ti japin lamtumirën e fundit ish-kapitenit të “Partizanit” dhe ekipit kombëtar të Shqipërisë, do ta kenë  mundësinë të marrin pjesë në homazhe nga ora 10.00-12.00, në hollin e ish-klubit “Dinamo”. Më pas trupi do të përcillet për në varrezat e Sharrës”, përfundon njoftimi.

Berisha, i cili ishte lojtar i klasit të lartë, ka ndërruar jetë në Itali në moshën 67-vjeçare. Ai ishte pjesë e Kombëtares nga viti 1970 deri më 1981. Qendërmbrojtësi i lindur në Durrës ka luajtur për klubet si: Lokomotiva e Durrësit dhe Partizani.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img