19,04,2024

Sot dita botërore e monumenteve dhe vendbanimeve historike

Must Read

vizita-ne-lokalitetin-arkeologjik-ulpiana-9

Këshilli Ndërkombëtar i Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike(International Council on Monuments and Sites-ICOMOS), në vitin 1982, ka krijuar ditën ndërkombëtare të monumenteve dhe vendbanimeve historike, duke vendosur kështu që 18 prilli të shënojë këtë ditë.

Kjo ditë shihet si mundësi për të gjithë Komitetet Kombëtare të këtij këshilli, që të mbrojnë qëllimet e tyre të përbashkëta në të njëjtën ditë.

Një vit më vonë, Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s, u ka rekomanduar shteteve anëtare që të shqyrtojnë mundësinë e deklarimit të kësaj dite, çdo vit si “Dita Ndërkombëtare e Monumenteve dhe Vendbanimeve Historike”.

Kështu, çdo vit, Komitetet Kombëtare të ICOMOS-it, organizojnë aktivitete të ndryshme për të shënuar 18 prillin./KosovaPress/.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal nënshkruajnë Memorandum për bashkëpunim në Zhvillimin Rajonal

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari, dhe ministri i Ministrisë të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img